KK i Malishevës, mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2020

Kuvendi Komunal i Malishevës, mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2020. Mbledhjen e udhëhoqi, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, ku pas debatit për pikën jashtë-rendit të ditës, rendi i punës për mbledhjen e parë të rregullt, u miratua me plotësim ndryshime. U Shqyrtua dhe miratua  procesverbalit i mbledhjes së -X- të vitit 2019, dhe më pas u debatuan për shqyrtim dhe miratim disa kërkesa  të parashtruar  nga Kryetari i Komunës si, kërkesa  nr.01/42 datë:20.01.2020, për përkrahjen financiare  për tri vite të strehimores “Shtëpisë  së Sigurt” në Gjakovë. Rishqyrtimi  i vendimit nr.02/570 datë:21.10.2019, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.02/237, për  caktimin e lokacionit “Park të Memorialit të UÇK-së” në Malishevë, sipas raportit të vlerësimit nr.020- 396/24 datë:27.12.2019 të MAPL-së. Rishqyrtimi i vendimit nr.02/571 datë:21.10.2019, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.02/230, me datë:10.04.2019, për caktimin e lokacionit për realizimin e projektit “Ndërtimi i shtëpisë së Komunitetit” në  Lagjen Matoshi në qytezën e Malishevës, sipas raportit të vlerësimit nr.020-396/23 datë:27.12.2019. Rishqyrtimi i vendimit nr.02/599 datë:06.11.2019, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.02/451, datë:22.07.2019, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Kullës së Sefë Mleqanit në fshatin Mleqan, Komuna e Malishevës,  sipas raportit të vlerësimit nr.020-833/11 datë:04.12.2019 të MAPL-së. Kurse Kuvendi Shfuqizoi edhe disa  vendime e po ashtu plotësoi draft- rregulloren për transparencë në të dy paragrafet e kërkuara nga MAPL-ja. Shqyrtoi dhe miratoi, Planet e Punës të Komiteteve dhe Komisioneve për vitin 2020, si dhe  Raportin e Punës të Kuvendit të Komunës për vitin 2019, u caktua edhe numri i pjesëmarrësve nga subjektet në kuvend dhe Shoqatat e dala  nga Lufta e UÇK-së  e zyra e  kryetarit të kanë përfaqësues në Komisionin për Hartimin e Rregullores  për kriteret e ndarjes së çmimeve, dekoratave  dhe mirënjohjeve. Njëkohësisht u debatua edhe për gjendjen aktuale në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, ku, Këshilltarët, kërkuan informacione se çfarë është duke marrë Drejtoria për Arsim dhe Edukim- në zgjidhjen e kësaj situate. Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe edukim,  Blerim Thaçi i informoi këshilltarët se jemi në procedim për rekrutim  për vendin udhëheqës të këtij Institucionin  sipas procedurave dhe  bazës ligjore aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …