KMDLNJ ka reaguar ndaj sulmit të Kuvendit të Kosovës dhe ka bërë thirrje të mos paragjykohet për arsye të ndryshme, duke u bërë thirrje palëve konfrontuese të presin përfundimin e hetimeve, mos ta paragjykojnë rastin dhe kryerësit e mundshëm për qëllime të përfitimeve politike apo eliminimit të kundërshtarit. Paragjykimi i rastit, ende pa përfunduar hetimet dhe adresimi i paargumentuar dhe tendencioz në një adresë të caktuar është shërbimi më i keq që i bëhet hetimeve të cilat duhet të jenë të shpejta, efikase dhe me rezultat konkret.” shkruhet në komunikatën e dërguar për media. KMDLNj e gjykon këtë sulm mbi institucionet e Kosovës si veprim kriminal i cili ka për qëllim destabilizimin e situatës apo mbajtjes së kësaj situate në tensionim të vazhdueshëm sikur edhe për të mbjellur frikë. “Në Kuvendin e Kosovës është e vendosur edhe Presidenca e Kosovës andaj ky sulm mund të konsiderohet edhe si sulm ndaj dy institucioneve të rëndësishme të Kosovës; Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës.” theksohet në komunikatë.
