KMDLNJ ka reaguar kundër diskriminimit, kërcënimit dhe shantazhimit që po u bëhet liderëve serbë të Kosovës nga Beogradi zyrtar

KMDLNJ ka reaguar kundër diskriminimit, kërcënimit dhe shantazhimit që po u bëhet liderëve serbë të Kosovës nga Beogradi zyrtar

KMDLNJ ka reaguar kundër diskriminimit, kërcënimit dhe shantazhimit që po u bëhet liderëve serbë të Kosovës të koalicionit “Liria“ që udhëhiqet nga Nenad Rashiq, kandidat i këtij koalicioni për kryeministër të Kosovës. Kohë më parë, Rashiq dhe kreu i SLS, Slobodan Petroviq kanë deklaruar se e kanë jetën e rrezikuar për faktin se nuk duan të bëhen pjesë e Listës Serbe , marionetë e Beogradit e që nuk përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës. Ata kanë deklaruar se nuk kanë mundësi të takohen me votuesit potencialë, nuk mund të lëvizin lirshëm për të bërë fushatë, jo vetëm në veri të Kosovës, por as në vendet në Kosovë ku jetojnë serbët lokalë. KMDLNJ thotë se serbët e Kosovës, jashtë Listës Serbe, politikanë qofshin ata apo edhe votues i janë nënshtruar një linçimi publik nga mediat e Serbisë dhe autoritetet serbe duke filluar nga Aleksandar Vuçiq , nga Kisha Ortodokse dhe nga serbët që janë nën urdhrat e Goran Rakiqit dhe Listës Serbe. Atyre u kërcënohet familja, i ndalin dhe i arrestojnë në kufi me Serbinë , largohen në mënyrë arbitrare nga puna sikur që shpallen si tradhtarë të popullit serb, thuhet më tej në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …