KMDLNJ kërkon nga institucionet e vendit që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për konsumatorët e papërgjegjshëm

KMDLNJ kërkon nga institucionet e vendit që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për konsumatorët e papërgjegjshëm

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për konsumatorët e papërgjegjshëm që nuk i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar dhe shërbimet tjera komunale, në të kundërtën, as konsumatorët tjerë nuk do të duhej t’i paguajnë faturat. KMDLNj thekson se nëse shteti ua paguan rrymën dhe shpenzimet tjera komunale serbëve në veri të Kosovës, pa e përfillur fare gjendjen e tyre ekonomike atëherë, po ky shtet duhet t’i lirojë nga pagesa kategoritë e qytetarëve në gjendje të rëndë ekonomike apo të mbulojë një pjesë të këtyre shpenzimeve. “Tash, në kohën e pandemisë, kur pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës përballen me probleme ekzistenciale, edhe institucionet e Kosovës si dhe KEDS–i do të duhej të tregonin një ndjeshmëri më të madhe për kategoritë e rrezikuara e jo të vazhdojnë me zbatimin e standardeve të dyfishta, për konsumatorët dhe paguesit e rregullt zbatojnë masa shtrënguese edhe për vonesa të vogla kurse, në anën tjetër, për konsumatorët që nuk e kanë shlyer dhe nuk duan ta shlyejnë asnjë faturë zbatojnë masa stimuluese”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …