Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

KMDLNJ konsideron se kryekuvendari, Glauk Konjufca, është bërë zëdhënës i qëndrimeve politike të qeverisë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka vlerësuar se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është bërë zëdhënës i qëndrimeve politike të qeverisë Kurti. Duke kritikuar Kuvendin për mospunë, KMDLNj-ja ka theksuar se qeveria është duke e mbikëqyrë punën e Kuvendit. Kuvendi i Kosovës ka mandat kushtetues dhe ligjor ta mbikëqyrë punën e qeverisë së Kosovës dhe po ndodhë pikërisht e kundërta, Qeveria e Kosovës është bërë më Kuvend se vet Kuvendi i Kosovës kurse kryefolësi i Kuvendit është bërë zëdhënës i qëndrimeve politike të Qeverisë së Kosovës duke respektuar rreptësisht hierarkinë; se pari deklarohet kryeministri pastaj, me një vonesë të vogël ia vërteton kryefolësi i Kuvendit”, thuhet  në reagimin e KMDLNj-së, duke shtuar se Kuvendi i Kosovës është më përtaci në rajon.

 

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …