KMDLNJ

KMDLNj: Policia e EULEX-it po shpërfillë skajshmërisht institucionet, por Policinë e Kosovës po e përdor si “punëtorë krahu”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ndaj bastisjeve që po bëhen në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit.

KMDLNj thotë se policia e EULEX-it po shpërfillë skajshmërish institucionet e Kosovës, ndërsa thekson se Policinë e Kosovës po e përdor si “punëtorë krahu”.

KMDLNj pasi është informuar se forca të policisë së EULEX-it dhe Gjykatës Speciale nga mëngjesi i datës 6 nëntor 2020 kanë filluar bastisjen e shtëpisë së presidentit të dorëhequr Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit , Kadri Veseli , e para në Çagllavicë kurse e dyta në qendër të qytetit , afër selisë së PDK-së.

Sigurimin e terrenit po e bënë Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes dhe është vërtetuar se informata ishte e saktë. Pas bërjes publike të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale kundër presidentit të dorëhequr, Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u dorëzuan vullnetarisht dhe pa asnjë kundërshtim në selinë e EULEX-it e që , pastaj së bashku me shefin e grupit parlamentar të VV , Rexhep Selimi, me një aeroplan special u dërguan në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Vlen të theksohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selim dje , sikur edhe Jakup Krasniqi para dy dite nuk kundërshtuan me asgjë ndërhyrjen e Gjykatës Speciale madje bënë thirrje publike që të mos protestohet apo kundërshtohet në çfarëdo forme puna e Gjykatës Speciale.

Policia e EULEX-it po shpërfillë skajshmërisht institucionet e Kosovës ndërsa Policinë e Kosovës po e përdorë si “punëtorë krahu” ndonëse më parë kryetarja e kësaj Gjykate pati deklaruar se pikërisht Policia e Kosovës do të ketë mandat për bastisje dhe arrestime eventuale.

Të bastisen familjet e të arrestuarve e që janë dorëzuar paqësisht dhe vullnetarisht nuk ka asnjë kuptim përveç demonstrimit të një arrogance dhe agresiviteti të Policisë së Gjykatës Speciale që për qëllim ka frikësimin e të gjithë atyre që nuk pajtohen me këtë Gjykatë.

Nëse pala kosovare ka dëshmuar se është e gatshme për Bashkëpunim me “drejtësinë ndërkombëtare “ atëherë si mund të arsyetohet ky arbitraritet dhe arrogancë e Policisë.

Policia e EULEX-it dhe ajo e Gjykatës Speciale duhet ta kenë të qartë se edhe personat e privuar nga liria kanë të drejtat që iu takojnë , të trajtohen me dinjitet, sipas ligjeve të Kosovës dhe sipas standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për personat e privuar nga liria.

Me këto veprime arrogante dhe agresive përveç se po shkelen të drejtat e familjarëve të personave të privuar nga liria , në mënyrë flagrante po shkelet parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të plotëfuqishëm të gjykatës kompetente. Policia e EULEX-it jo se ka qenë e shquar në Kosovë për neutralitet apo korrektësi sepse gjithmonë është sjellë nga pozita e të fortit duke mos e përfillur asnjë ligj të Kosovës.

Realisht kjo sjellje krejtësisht e panevojshme e Policisë së Gjykatës Speciale dhe mungesa e transparencës së Gjykatës Speciale do të ndikojë shumë keq në bashkëpunimin e mëtutjetshëm në trajtimin e dyshimeve të pretenduara dhe se do të ndikojë në tensionimin e panevojshëm të situatës. Po në këtë kohë po bastiset edhe shtëpia e Rexhep Selimit ndonëse edhe ai ishte arrestuar ditën e djeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …