Brickos

KMDLNJ

KMDLNJ-së: Josep Borelli po ndërhynë në punën e Gjykatës Speciale

KMDLNJ ka reaguar pas letrës nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili e konsideron të papranueshme kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndryshime kushtetuese në lidhje me zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Sipas KMDLNJ-së, Borrell me këtë veprim ka ndërhyrë në punën e Gjykatës Speciale.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në bazë të mandatit kushtetuese i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese të Gjykatës Speciale, e themeluar sipas ligjeve të Kosovës dhe e votuar nga Kuvendi i Kosovës e që rrjedhimisht do të duhej të punonte sipas ligjeve të Kosovës kurse, në realitet është krejtësisht e kundërta; kjo Gjykatë as nuk është pjesë e sistemit juridik të Kosovës, as nuk punon sipas ligjeve të Kosovës e lëre më që t’i përgjigjet autoriteteve të Kosovës.

Hashim Thaçi, si president i Kosovës ka kërkuar sqarim nga “Gjykata Kushtetuese“ për kohëzgjatjen e mandatit të kësaj Gjykate që është 5 vjeçar, së cilës i ka skaduar mandati në bazë të afatit dhe aktualisht është pa mandat dhe në anën tjetër ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të zgjasin mandatin e kësaj Gjykate. Edhe palët tjera kanë dërguar mendimet e tyre nëse nga ta është kërkuar. Ndërkaq, Borelli përveç që e ka shfrytëzuar të drejtën të dërgojë komente të kërkuara nga “ Gjykata Kushtetuese “ e Gjykatës Speciale , në mënyrë flagrante e keqpërdorë autoritetin dhe pozitën duke kërkuar që të hidhet poshtë kërkesa për sqarim e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi duke ia mohuar presidentit të Kosovës të drejtën që ia garanton Gjykata Kushtetuese e Kosovës e që është autoriteti më lartë juridik në Kosovë vendimet e së cilës , as nuk komentohen dhe janë të pakundërshtueshme . Është krijuar një situatë paranojake ku edhe kundërshtimi më i vogël i Gjykatës Speciale, qoftë ai të jetë parimorë dhe i drejtë konsiderohet si përpjekje për pengim të drejtësisë kurse çdo veprim i kësaj Gjykate qenka i drejtë dhe i pakundërshtueshëm edhe kur nuk respektohet e drejta e personave të privuar nga liria sikur që është e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në rastin e Sali Mustafës .

Kjo “ Gjykatë Kushtetuese “ nuk ka reaguar fare kur Salih Mustafës nuk i janë dorëzuar materialet e përkthyera në gjuhën shqipe që është gjuhë zyrtare në Kosovë . Realisht , të gjitha materialet duhet t”iu dorëzohen të akuzuarve , të dyshuarve apo edhe dëshmitarëve në gjuhën shqipe e pastaj mund të përkthehen në gjuhën angleze e cila nuk është zyrtare në Kosovë . I ashtuquajturi Avokat i Popullit i kësaj Gjykate është post i sajuar dhe i panevojshëm sikur edhe “ Gjykata Kushtetuese “ e Gjykatës Speciale aq më parë që Kosova e ka Gjykatën Kushtetuese dhe Avokatin e Popullit të cilët kanë mandat të shqyrtojnë shkeljet e të drejtave të njeriut që i bëjnë gjykatat e Kosovës dhe , në këtë kontekst edhe të Gjykatës Speciale pasi ajo qenka pjesë e sistemit juridik të Kosovës. Deri më tani janë intervistuar si të dyshuar bartës të posteve ministrore dhe të tjera në Kosovë për përpjekje të pengimit të drejtësisë kurse rasti më flagrant është arrestimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj , udhëheqësve të OVL –UÇK-së për bërje publike të dosjeve nga kjo Gjykatë dhe që absurditeti të jetë edhe më i madh, po kjo Gjykatë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër atyre që i kanë shpërndarë këto dosje, qoftë nëse i kanë shitur me para apo për ndonjë qëllim tjetër e që padyshim janë brenda objektit të Gjykatës Speciale. Këto veprime represive të kësaj Gjykate e kanë për qëllim të frikësojnë të gjithë ata që nuk pajtohen me këtë Gjykatë. Nëse kjo Gjykatë është pjesë e sistemit juridik të Kosovës atëherë të dënuarit duhet të trajtohen dhe të vuajnë dënimin sipas Ligjit për Ekzekutim të Sanksioneve Penale dhe Rregullave Evropiane të Burgjeve. LESP krejtësisht shpërfillet nga kjo Gjykatë kurse , sipas zëdhënësit të kësaj Gjykate të dënuarit do ta vuajnë dënimin sipas Rregullave Evropiane të Burgjeve duke respektuar standardet minimale të këtyre Rregullave e që ësht në kundërshtim të plotë për faktin se standardet minimale zbatohen dhe pranohen kryesisht në vendet në transiscion dhe me probleme në mbrojtjen e të drejtave të njeriut kurse në Holandë duhet të zbatohen standardet më të larta të këtyre Rregullave.

Duke parë që Gjykata Speciale është krejtësisht jotransparente dhe shpërfillëse ndaj institucionet që e kanë themeluar si dhe autoriteteve më të larta të vendit, KMDLNj kërkon që Kuvendi i Kosovës në një seancë të diskutojë për pronësinë e kësaj Gjykate, nëse ajo është e Kosovës apo jo.

Nëse është e Kosovës duhet të respektojë ligjet e Kosovës në të kundërtën duhet të konsiderohet si një Gjykatë ndërkombëtare siç ka qenë Tribunali i Hagës apo Tribunali i Ruandës. Përfundimisht mund të thuhet se të arrestuarve shqiptarë , shtetas të Kosovës që janë të privuar nga liria e që po mbahen në Hagë nuk ka kush t”ua mbrojë të drejtat e njeriut prandaj duhet të reagojë menjëherë Avokati i Popullit i Kosovës duke iu drejtuar , jo “ Gjykatës Kushtetuese “ të Gjykatës Speciale por Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Dualizmi  juridik mbi pronësinë dhe kompetencat e Gjykatës Speciale nuk e ndihmon drejtësinë por e arrin efektin e kundërt ; dhunon drejtësinë dhe të drejtat e njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …