KMDLNJ

KMDLNJ kërkon që nxënësit të mos keqpërdoren për qëllime politike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka thënë se nxënësit nuk duhet të përdoren për qëllime politike, duke iu referuar grevës një orë të paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, e cila bëri kërkesë që të gjithë nxënësit e shkollave t’i bashkohen grevës së shpallur nga kjo sindikatë duke refuzuar të shkojnë në orën e parë të mësimit të ditës së sotme. Nëse kërkesa e SBASHK nuk do të përfillej nga institucionet e Kosovës atëherë paralajmërojnë ta përshkallëzojnë grevën me datë 20 shkurt 2018”. “Keqpërdorimi i nxënësve për arritje të qëllimit të grevës nga aspekti i të drejtave të njeriut është i dëmshëm dhe i papranueshëm aq më parë që shumica e nxënësve as që e kanë mbërri moshën madhore për marrje të vendimeve në mënyrë të përgjegjshme, thuhet mes tjerash në deklaratën e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …