leoni

O’Connell thotë mos prisni ndërhyje ndërkombëtare në luftimin e korrupsionit, por këtë vetë duhet ta bëni

Ambasadori O’Connell nuk flet për ndryshimin e Kodit Penal, luftimi i korrupsionit kërkon përkushtim

Ambasadori i Mbretërisë së bashkuar, Ruari O’Connell, nuk ka dashur që të komentoj ndryshimin Kodit Penal.Por ai tha se luftimi i korrupsionit kërkon përkushtim e të gjitha institucioneve, raporton Ekonomia Online. Në ndryshimin e Kodit Penal janë ashpërsuar dënimet për veprat penale të korrupsionit dhe të terrorizmit. Me Kodin e ri për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar është dyfishuar dënimi nga 5 në 10 vjet. Këto komete ai i bëri pas vizitës që ia bënë Institutit të Mjekësisë Ligjore bashkë me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.O’Connell tha se për zbardhjen e fatit të të zhdukurve duhet të bëhet mirë e madhe. Ai tha se rekrutimi i drejtorit të ri është i rëndeshim sepse nuk janë gjetur personat e duhur. Sipas tij, kjo është dështim se qeveria ka qenë e përkushtuar që të gjejë zgjidhje dhe rekrutimi të bëhet në bazë të meritës. “Nuk mund të garantoj se do të jetë zgjedhja në bazë të meritës, por pasi ka dështuar dy herë ky proces të zhvillohet në bazë të meritës. Nëse në Kosovë do të ketë rekrutim në bazë të meritës, kjo është e ardhmja e Kosovës”

Kontrolloni gjithashtu

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti …