Pas rreth një muaji shtyrje për shkak të pandemisë me virusin korona sot në Kosovë fillon viti i ri shkollor

Kolegjiumi për Arsim angazhohet në diskutimin e çështjeve e problematikave aktuale në arsimin para fillor nëpër komuna

Kolegjiumi për Arsim vazhdon të  angazhohet  në diskutimin e çështjeve dhe problematikave aktuale në fushën e arsimit para fillor në komuna. Drejtorët e komunave  edhe një herë ngritën një radhë të temave të cilët konsiderojnë se duhet të ketë një shqyrtim dhe angazhim reciprok në koordinim me Ministrinë e Arsimit. Sa i përket administrimit të testit të arritshmërisë dhe atij të maturës, komunat vlerësojnë se ka përmirësime, por se duhet të ndërmerren masa në përmirësimin e mëtutjeshëm të kushteve për organizmin me sukses të këtij procesi, me theks të veçantë kujdesin dhe pamundësimin e çdo lloj parregullsie në të ardhmen. “Menaxhimi i shpërndarjes së teksteve shkollore ishte edhe njëra ndër temat e cila ndërmori vëmendje duke marrë parasysh se DKA-të po ballafaqohen me shpërndarjen e teksteve në shkolla edhe pse një gjë e tillë është kompetencë e kompanive botuese. Andaj duhet të gjendet një alternativë në tejkalimin e kësaj situate në mes të tre palëve MASHTI – DKA – kompani botuese, për shpërndarjen efikase të teksteve shkollore në mënyrë që të mos ketë komplikime të panevojshme në ecurinë e procesit të shpërndarjes në adresat përfundimtare në shkolla”, ka njoftuar Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …