leoni

Dhuna ndaj femrave

Kolektivi i aktivistëve dhe OJQ-ve në Ferizaj, organizon protestë kundër vrasjes së vajzave dhe grave

Kolektivi i aktivistëve dhe organizatave joqeveritare në Ferizaj, organizon protestë  për të shprehur revoltën ndaj vrasjes së vajzave dhe grave, dhe dhunës në përgjithësi. Kjo protestë mbahet, sot  në orën 12:00, si vazhdim i organizimit të protestës në Gjakovë, dhe në Prishtinë! Në njoftimin e organizatorëve thuhet se neglizhenca dhe mos-llogaridhënia e institucioneve tona duhet të ndëshkohet! “Jeta e vajzave dhe grave vlen njëlloj si e burrave, dhe askush nuk ka të drejtë të ta cenojë atë. Ne kërkojmë përgjegjësi dhe seriozitet kur bëhet fjalë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ku me këtë rast ftojmë vajzat dhe djemtë, burrat dhe gratë të na bashkohen sepse bashkërisht zëri ynë është më i fuqishëm dhe kumbon më fort për institucionet; për ato/ata që nuk kujtohen se fëmijët dhe gratë janë njerëz. NE NUK PAJTOHEMI, Ne kundërshtojmë dhe e dënojmë një gjë të tillë. Takohemi para Kuvendit Komunal, vazhdojmë deri tek policia dhe gjyqësia, dhe kthehemi prapë tek Kuvendi”, thuhet në njoftim të organizatorëve.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …