Ndjekja e krimeve të luftës vazhdon të has pengesa përderisa Serbia ua mundëson atyre shmangien nga drejtësia

Më shumë se 1.658 qytetarë do të protestojnë për 1.658 të pagjetur qysh nga lufta e fundit në Kosovë

Marshi për të pagjeturit  do të mbahet më 30 gusht në ora 12:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë dhe  do të vazhdojë përgjatë Sheshit “Nënë Tereza” dhe do të përfundojë në Sheshin “Skenderbeu”, pranë Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Secili  pjesëmarrës i marshit do të mbajë një pankartë me emrin e një personi të pagjetur. Pankartat do të ofrohen nga aktivistët e YIHR KS në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Ky aksion mbështetet nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Civil Rights Defenders. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, çështja e mbi 1,600 personave të pagjetur ende nuk është zgjidhur, ndërkohë që familjarët e të pagjeturve dhe shoqëria kosovare vazhdojnë të përballen me mohimin e të drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi. Të gjithë kërkojnë përkushtim dhe angazhim më të madh nga institucionet relevante për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë për personat e pagjetur nga të gjitha komunitetet. Andaj kësaj radhe, organizatorët bëjnë thirrje që t’i bashkohen të gjithë Marshit të parë në Kosovë për personat e pagjetur për të kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat, pa dallim etnie.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …