Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, qëndroi për vizitë zyrtare në Amerikë, ku takoi drejtuesit më të lartë të Ushtrisë

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant. Bashkim Jashari, me ftesë të Byrosë së Gardës Kombëtare të Shteteve Bashkuara të Amerikës,  qëndroi për vizitë zyrtare, në Uashington. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë vizitës gjeneral Jashari i shoqëruar edhe nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, Stephen Osborn, patën mundësinë të takojnë drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Amerikane dhe të Byrosë së Gardës Kombëtare të Amerikës. Bashkim Jashari u takua me shefin e Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Randy Xhorxh, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhënë FSK-së dhe diskutuan prioritetet e përbashkëta për të ardhmen. Gjeneral Jashari mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së Shefit të Byrosë së Gardës Kombëtare të Amerikës. Kjo ceremoni u udhëhoq nga Kryesuesi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Amerikës,  Gjenerali Çarles.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …