Komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuçia, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive

Komandanti i KFOR-it, Michele Ristuccia tha se autoritetet e Prishtinës nuk i përfillën këshillat dhe ne duhej të paguanim pasojat

Komandanti i KFOR-it, në vendin tonë gjenerali italian, Angjelo Mikele Ristuccia, në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” ka folur  pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të vendit, më 24 shtator. Ai tha se situata pas këtij sulmi është më e qetë, por s’është e qëndrueshme. Pas sulmit mbi Policën e Kosovës,  të dielën e kaluar, situata tani në dukje është më e qetë, por mbetet thellësisht e paqëndrueshme. Ajo që ndodhi rriti mosbesimin mes palëve, kjo kushtëzon perceptimin e fakteve dhe rrjedhimisht sjelljen në terren. Komandanti Ristuccia, tha se nuk ka zgjidhje ushtarake të situatës, por  duhet të rindërtohet besimi. Komandanti italian i KFOR-it ka kritikuar institucionet e Kosovës për mosdëgjim të këshillave. Autoritetet e Prishtinës nuk i përfillën këshillat dhe ne duhej të paguanim pasojat në veri, ka saktësuar, komandanti i KFOR-it, në vendin tonë,  gjenerali italian, Angjelo Mikele Ristuccia.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …