Shukri Buja

Shukri Buja: Masakra e Reçakut ishte e planifikuar dhe e përgatitur në mënyrë shumë profesionale

Komandanti i Zonës Operative të Nerodimës, gjatë luftës së UÇK-së,Shukri Buja ka deklaruar se Masakra e Reçakut ishte e planifikuar dhe e përgatitur në mënyrë shumë profesionale. Pjesëtarët e forcave serbe që morën pjesë në ekzekutimin makabër të 45 civilëve  u mbështetën edhe nga forcat ushtarake serbe, por ka pasur edhe banorë shqiptarë që e kanë ndihmuar policinë e Serbisë. Nerëzit në Reçak dhe në rrethinë i njohin ata që kanë qenë aty dhe që u kanë prirë forcave serbe për të hyrë në fshatin e vogël të Shtimes. Unë e kam dhënë dëshminë për njërin prej anëtarëve të policisë serbe që ka vepruar në Shtime. Shukri  Buja tha se ka pasur policë të rregullt të policisë serbe dhe se disa kanë qenë me maska.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …