Komisioni Evropian

Komisioni Evropian kërkesa që liberalizimi i vizave të vlejë edhe për bartësit e pasaportave të Serbisë, që banojnë në Kosovë

Komisioni Evropian pret që në procesin e përbashkët ndërinstitucional në Bashkim Evropian  të miratohet kërkesa që liberalizimi i vizave të vlejë edhe për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës. Ky propozim është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës, e cila u është drejtuar KE-së dhe vendeve anëtare të BE-së me argumente kundër një vendimi të tillë. Në prill të vitit të kaluar, KE-ja kishte theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën – i cili hyri në fuqi më 1 janar – vlente vetëm për poseduesit e pasaportave të Kosovës dhe jo për ata qytetarë që kanë pasaporta të Administratës Koordinuese, e cila punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Por, tani komisioni dëshiron që edhe serbët e Kosovës me pasaporta serbe të mundë të udhëtojnë pa viza sa më parë, pasi më 16 nëntor propozoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të vlejë edhe për ata. Kjo iu  mundëson të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimore të udhëtojnë pa viza në BE“, tha për Radion Evropa e Lirë Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …