Brickos

Komisioni Evropian

Komisioni Evropian nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të BE-së por për t’i ndihmuar vendet kandidate

Komisioni Evropian nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian por për t’i ndihmuar vendet kandidate për të përparuar në këtë proces, ka thënë të martën zëdhënësja e KE-së, Dana Spinat,  në një konferencë për medie në Bruksel pas propozimit të presidentit të Këshillit Evropian, Sharle Mishel, që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim. Por, derisa e ka pranuar i se zgjerimi është prioritet politikë për Komisionin Evropian, ajo i është përgjigjur presidentit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, duke thënë se “nuk jemi të fokusuar në afate kohore, por t’i ndihmuar kandidatët në përmbushjen e kritereve dhe për t’u bërë gati”. Presidentjae Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në mënyrë specifike ka thënë se sa të përkushtuar jemi ne që ta bëjmë të suksesshëm zgjerimin. Gjithmonë kemi thënë se zgjerimi është prioritet dhe kandidatët duhet të anëtarësohen kur të jenë gati. Kemi punuar për së afërmi me kandidatët për t’i ndihmuar që ata të kryejnë reformat”, ka thënë Spinat. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …