leoni

Kuvendi i Kosovës

Komisioni për Arsim priti Komisionin për Edukim të Kuvendit të Shqipërisë

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi i Kuvendit të Kosovës, priti sot në takim Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik të Kuvendit të Shqipërisë, të kryesuar nga Fatjona.

Në takim i diskutua për bashkëpunimin që Kosova dhe Shqipëria kanë ndërtuar ndër vite midis tyre, në fushën e arsimit e të kulturës, si dhe për mundësitë e forcimit të mëtejmë të tij e të rolit që mund të luajnë komisionet në këtë drejtim.

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi, duke iu uruar mirëseardhje anëtarëve të komisionit parlamentar nga Shqipëria, theksoi rëndësinë e madhe për arsimin dhe kulturën shqiptare që ka bashkëpunimi në këto fusha, e në këtë mes edhe bashkëpunimi ndërmjet dy komisioneve homologe.

Kryetari Kurteshi theksoi nevojën për përkushtim më të madh në përmbushjen e marrëveshjeve të arritura midis dy qeverive, si dhe në arritjen e marrëveshjeve të reja në hapësirat e pashfrytëzuara deri më tani.

Kryetarja e Komisionit për Edukim të Kuvendit të Shqipërisë, Fatjona Dhimitri, tha se ndihet e privilegjuar që vizitën e parë si kryetare e këtij komisioni e realizon në Kosovë.

Ajo shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit midis dy komisioneve, nëpërmjet paketave të përbashkëta në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, sportit e të medias, në funksion të frymës së përbashkët të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik.

Në vazhdim, anëtarë të të dyja komisioneve theksuan domosdoshmërinë për një shtysë më të madhe ndaj qeverive, për të shpejtuar hapat në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Deputetët u angazhuan për bashkëpunim në planin e unifikimit të kurrikulave mësimore, sidomos në arsimin parauniversitar, në këmbimin e studentëve midis universiteteve në të dyja anët e kufirit, për projekte të përbashkëta në fushën e kulturës, si brenda hapësirës etnike shqiptare, ashtu edhe në diasporë, në funksion të ruajtjes së identitetit kombëtar të mërgatës sonë.

Ata u pajtuan po ashtu që të forcojnë rolin e tyre dhe të ushtrojnë ndikimin te qeveritë respektive për të çuar më tej bashkëpunimin dhe lehtësuar këmbimin midis Kosovës e Shqipërisë në të gjitha fushat.

Vizitat si kjo, u tha në takim, luajnë një rol të rëndësishëm në identifikimin dhe njohjen e problematikave e të pengesave që vështirësojnë bashkëpunimin, por edhe në gjetjen e alternativave për eliminim e tyre.  ​

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …