Komisioni për Punë të Jashtme, nesër do ta shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Mbledhja e Komisionit, nis nga ora 10 :00, ku pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projekligjit për demarkacionin me Malin e Zi. Pas shqyrtimit në Komisionet përkatëse, ky projektligj i dorëzohet për të ratifikim Kuvendit të Kosovës. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, do të caktoj seancën e radhës për këtë javë, ku pikë e rendit të ditës me gjasë do të jetë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, i cili tash e një kohë të gjatë vazhdon të kundërshtohet nga partitë opozitare, por dhe nga disa deputetë të partive në koalicionin qeverisës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
