Ilir Meta

Komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës njihet me dokumentin sekret të SHISH-it për sulmin mbi institucionet e vendit

Komisionit hetimor për shkarkimin e  Ilir Metës,  njihet me dokumentin sekret të Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili njoftonte kreun e shtetit se në ditën e protestës së opozitës do të sulmoheshin institucionet si Parlamenti. Pikërisht kjo deklaratë e presidentit dhënë në dëshminë e tij para komisionit hetimor më 9 shtator u bë shkak që të kërkohet raporti i detajuar për të njohur se nga cili Shërbim Sekret kishte dhënë një informacion i tillë. Raporti sekret i Shërbimit është dorëzuar nga vetë presidenti Meta si provë për argumentuar arsyen se e nxjerrjes së dekretit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryekomisioneri Ulsi Manja bëri publike faktin e mbërritjes së dokumentacionit “Top Secret” për informacionin e paraqitur nga presidenti Meta dhe se paralajmëroi deputetët, anëtarë të këtij komisioni se publikimi i të dhënave sekreteve në media elektronike apo të shkruar, fotokopje apo origjinale, dhe kjo përbën një vepër penale.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …