Komiteti për Komunitete në Skenderaj ka mbajtur takimin e radhës

Komiteti për Komunitete dhe Kthim i Kuvendit Komunal të Skenderajt ka mbajtur takimin e radhës, ku përveç anëtarëve të tij, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës Fadil Nura, përfaqësues nga Policia e Kosovës, KFOR-i dhe OSBE-ja. Kryetari Nura në fjalën e tij para anëtarëve të Komitetit ka prezantuar projektin kapital të kanalizimit, i cili po vazhdon të shtrihet nga Pemishta në pjesën e Bajës dhe Syriganës, projekt i cili përmirëson jetën e gjithë banorëve të këtyre fshatrave. Nga anëtarët e Komitetit ky projekt është vlerësuar jashtëzakonisht shumë, si hap i cili mundëson edhe realizimin e projekteve të tjera. Nga ana e përfaqësuesit të Policisë së Kosovës situata e sigurisë është vlerësuar e qetë dhe stabile. Disa nga pikat e rendit të ditës, Komiteti i ka rekomanduar për diskutim në Kuvendin Komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Berisha takon drejtorët e shkollave të Komunës së Malishevës

Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2024/2025, Shefi i Drejtorisë Komunale të Arsimit në …