Kompanitë kosovare po marrin pjesë në Panairin PLMA’s 2019

Katër kompani nga Kosova janë duke i promovuar produktet e tyre në Panairin PLMA’s 2019 “World Private Label” International Trade Show, i cili po mbahet në Amsterdam të Holandës për dy ditë rresht, më 21-22 maj 2019. Pjesëmarrja e kompanive kosovare u organizua nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA). Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare të njihen për së afërmi me trendet e industrisë ndërkombëtare dhe të lidhin marrëveshje eksporti. MTI do të vazhdojë mbështetjen e kompanive vendore në promovimin e produkteve, duke ua hapur dyert për eksport, ka thënë Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …