Komuna e Deçanit, dhuron maska , doreza dhe dezinfektues për Stacionin Policor në Deçan

Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Deçanit, Izet Zenuni dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj, të cilët janë në Shtabin Emergjent Komunal për menaxhimin e situatës më COVID-19, kanë dhuruar një donacion mbështetës si maska, doreza dhe dezinfektues për Stacionin Policor në Deçan, po ashtu ka falënderuar për punën që po bëjnë për menaxhimin më të mirë ndaj situatës së krijuar nga COVID-19. Komandanti i Stacionit Policor në Deçan, Kapiten Faik Jahëmurataj, ka falënderuar në mënyrë të veçantë Kryetarin e Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe Shtabin Emergjent, për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep policisë në Stacionin Policor në Deçan, me donacionin e furnizimit me maska, doreza dhe dezinfektues që ka si qëllim kujdesin ndaj shëndetit të policeve gjatë kryerjes së shërbimeve në këtë kohë kur po përballemi me gjendjen emergjente të pandemisë me rastet e konfirmuara në Kosovë të Corona-Virus COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …