Meremetohet Shtëpia-Muze e Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë

Komuna e Drenasit refuzon dy kërkesa të RKL-së, bazuar në vendimin e Ministrisë së Kulturës së vitit 2008 dhe kërkesën e vitit 2022

Komuna e Drenasit refuzoi dy kërkesa të Radios Kosova e Lirë, të parën për “Mbrojtje institucionale të Shtëpisë-Muze” në fshatin Berishë,  sipas vendimit të Ministrisë së Kulturës të   datës  30. 11. 2008”, edhe pse ishte vetëm njoftim dhe jo kërkesë, si  dhe kërkesën për  dhënien  në shfrytëzim 15  ari tokë gurinore  ku ndodhet “Bunkeri i Luftës” në Majën e malit Pallanik nga ku kemi transmetuar lajmet gjatë kohës së luftës, me qëllim të rregullimit të bunkerit të rrënuar. Ndërsa, lidhur me kërkesën e Radios, drejtuar komunës së Drenasit për  dhënien në shfrytëzim 15 ari tokë gurinore në majën e Malit Pallanik,  komuna  sqaron se parcela  nr.907-0 e kërkuar për shfrytëzim nga Radio-Kosova e Lirë,  është zonë kadastrale e fshatit, Kizhnarekë, tokë pyjore nën menaxhimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

 

Përgjigjja e parë

 

Përgjigjja e dytë

 

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …