Komuna e Hanit të Elezit dhe USAID me marrëveshje mirëkuptimi për Komuna Transparente

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma priti në takim pune z.Agim Salihu zëvendësdrejtor i projektit të USAID-it, për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse. Takimi është realizuar me qëllim të nënshkrimit të marrëveshje së mirëkuptimit me USAID-in për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM) për të mbështetur Komunën e Hanit të Elezit me qëllim të ngritjes së shkallës së transparencës dhe llogaridhënies në prokurimin publik. Përmes kësaj marrëveshje parashihet mbështetja me Arkivë moderne për të ngritur sigurinë e dokumentacionit të prokurimit, financave, të auditimit me pajisje të teknologjisë informative, kamera të sigurisë dhe pajisje për menaxhim të kontratave. Me këto pajisje moderne synohet të rritet kontrolli dhe cilësia e kontratave të implementuara nga ana e Komunës së Hanit të Elezit. Kryetari Suma e falënderoi z.Salihun për ndihmën e vazhdueshme që komuna e Hanit të Elezit ka marrë nga projekti i USAID-it, për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse. Me marrëveshjen e nënshkruar projekti që do të realizohet ka vlerë financiare prej 27.020.03 euro prej të cilave USAID-TEAM do të financoj në vlerë prej 20.528,45 euro ndërsa komuna e Hanit të Elezit në vlerë prej 6491,50 euro. Përkrahja e Komunës së Hanit të Elezit nga projekti i USAID-it, për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse vjen si rezultat i performancës së mirë të treguar në fushën e prokurimit publik dhe transparencës.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për takimin e dytë publik të Kryetarit Latifi

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët e tjera …