Komuna e Malishevës dhe UNDP-ja nënshkruan marrëveshje për projekte të përbashkëta

Komuna e Malishevës ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), për realizimin e projekteve me interes të përbashkët. Kjo marrëveshje është nënshkruar në mes të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe përfaqësueses së përhershme të UNDP në Kosovë, Alessandra Roccasalvo. Bazuar në këtë marrëveshje, të dy palët kanë për qëllim të sigurojnë një kornizë të bashkëpunimit dhe të lehtësojë këtë bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, në qytetin e Malishevës, është duke u realizuar projekti i rregullimit të shtratit të përroskës në qytet, me qëllim të parandalimit të përmbytjeve që zakonisht shkakton kjo përroskë në kohën e shirave.

Kontrolloni gjithashtu

Me 28 shtator në Viti, homazhe në nderim të heronjëve Gursel dhe Bajram Sylejmani

Komuna e Vitisë nën patronatin e kryetarit Sokol Haliti dhe bashkëpunim me Shoqatat e dalura …