leoni

Komuna e Malishevës e gatshme për fushatën e korrje shirjeve

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, që drejtohet nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa në këtë mbledhje, drejtori për bujqësi, Haxhi Krasniqi, ka deklaruar se kjo drejtori është bërë gati për fillimin e sezonit të korrje shirjeve në Komunën e Malishevës.

“Jemi bërë gati si drejtori për fillimin e sezonit të korrje shirjeve, i kemi bërë të gjitha përgatitjet si dhe kemi formuar shtabin komunal, që do ta mbikëqyr tërë fushatën e korrje shirjeve”, ka thënë drejtori Krasniqi, në mbledhjen e sotme të qeverisë komunale të komunës së Malishevës.

Po ashtu në këtë mbledhje janë diskutuar edhe çështje tjera, ndërsa  drejtoria e shërbimeve publike, ka bërë të ditur se kanë filluar bëhen kërkesa nga ana e qytetarëve për ujë për pije. “Temperaturat e larta, kanë bërë që qytetarët e kësaj komune të kërkojnë të furnizohen me ujë për pije”, u tha nga përgjegjësit e kësaj drejtorie.

Kurse sa i përket gjendjes epidemiologjike, u rikonfirmua se nuk ka raste të infektimit me EHKK, ndërsa ka përfunduar cikli i tretë i repelimit të kafshëve dhe faza e dytë e dezinsketimit të zonave të cilësuara endemike.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …