Në lagjen e quajtur “Kolovica” të Prishtinës kanë humbur jetën dy fëmijë, njëri 11 e tjetri 13 vjeçar

Për fëmijët kudo në botë përkujdesen familjet, jo komunat

Rasti tragjik i mbytjes së dy fëmijëve, motër e vëlla,  në një gropë të hapur nga kompanitë e zhavorrit, në fshatin Kolevicë të Prishtinës ka marrë dimension politik, ndërpartiak. Heshtat janë drejtuar te kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me akuzë pse nuk e ka mbyllur gropën e hapur në kohën e ish-kryetarit të Prishtinë, Isa Mustafa. Partiakët e tjerë  po ashtu akuzojnë për përfitime të “pista” partiake, sepse të gjithë e dinë, e dinë edhe këta vetë, se për fëmijët deri në moshën 10-12 vjeçare duhet të përkujdesën familjet, se nuk mund të mbyllen gropat derisa ato i shfrytëzon, apo ua merr fitimet  vetë mafia e Shtetit. Janë mijëra gropa ferri të hapura kudo në Kosovë, ato nuk mbyllen me propagandë partish.

Pse askush nuk e drejton gishtin te Ministria e Arsimit, te drejtoritë e shkollave që i detyrojnë fëmijët prej moshës 7-vjeçare të bartin mbi supe 12 e më shumë kilogramë libra e fletore. Kush po ua vret ardhmërinë, mijëra fëmijëve të tillë? Kjo nuk i brengos partitë politike, mjerisht nuk i brengos sa duhet as prindërit, sespe ata kanë hallin si t i ushqejnë ndërsa bijë e politikanëve dhe të kamurve të vendit, fëmijët i çojnë dhe kthejnë nga shkolla me vetura, madje edhe me vetura dhe shoferë zyrtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …