leoni

OJQ-të mercenare, në luftë për ta paraqitur Kosovën si tokë të pëlleshme të ISIS-it

OJQ-të mercenare, në luftë për ta paraqitur Kosovën si tokë të pëlleshme të ISIS-it

Lajmi se Amerika ka ndarë 22 milionë euro për ata që shkruajnë kundër “terrorizmit dhe radikalizmit islam” i ka vënë në garë shumë nga OJQ-së mercenare të vendit, që të shpikin e të shpifin sa më zi kundër islamit dhe përgjithësisht kundër shqiptarëve me besim islam, me qëllim që të zhvatin para të gatshme. Në garë për të fituar shpërblime, janë bërë bashkë të gjithë ata shqiptarë me jugo-prejardhje, qoftë me prejardhje faktike, fizike, qoftë me prejardhje  ideologjike e politike. Në këtë fushatë të mercenarëve prijnë të ashtuquajturat krijesa si: Instituti i quajtur  KIPRED, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS),  BIRN, Insajder, Lëvizja Fol, gazetat:  Koha Ditore, Portali Ekspress, P. Telegraf, Tv klan-Kosova i Bato Haxhiut, kumbarës së Stanishiqit dhe disa OJQ që financohen nga shërbimet e ndryshme sekrete.  I tërë ku soj i përket prejardhjes së ish-nomenklaturës titiste rankoviqiste.

Gjeni emrat e tyre dhe shumë lehtë do të verifikoni se të gjithë, pa përjashtim  i përkasin sojit dhe origjinës jugosllave. Asnjë nga këto OJQ, nuk i drejton ndonjë pjesëtarë familjeje, që ka marrë pjesë në luftën e UÇK-së apo që i ka takuar Lëvizjes Atdhetare në kohën e pushtimit.

Ja disa nga emrat: Bato Haxhiu, kumbara i kriminelit dhe shqiptarë-vrasësit Stanishiq,  Flaka Surroi dhe Veton Surroi, bijë të ambasadorit të Titos, në Spanjë, në vitet e Rezistencës shqiptare antijugosllave, si dhe  nipa të kriminelit partizano-çetnik, Sezai Surro., Të dy këta publicistë, mohues dhe përbuzës së luftës së UÇK-së. Surroi është kosovari  i vetëm deri tani, që luftën e UÇK-së e ka quajtur revanshizëm fashist.  Berat Buzhala, biri i babait spiun i Milosheviqit. KIPDED në krye me  Ilir Dedën dhe shumë jugo-nostalgjikë si vetë. BIRN- i Jeta Xharrës, Insajderi i spiunit aktual të Serbisë,  Vehbi Kajtazi e disa  të tjerë.  

Konstatimi i KIPRED-it se po zbehet ndjenja  kombëtare te shqiptarët është një trillim i paskrupull dhe thjesht antikombëtar, që nuk mund të dëshmohet me asnjë të dhënë relevante. Si mund të arrihet një përfundim i tillë duke u mbështetur në një anketë, me ta zëmë disa dhjetëra apo qindra vetë, anketë virtuale, përmes internetit, kur të anketuarit paraprakisht blihen me para, sikur bën kreu i këtij KIPRED-it të zellshëm të jugo-nostalgjisë.

Përpjekjet e këtyre mercenarëve i mbështet Qeveria e Kosovës, në krye me jo pak mercenarë të kohës së Titos e të Milosheviqit, të cilët janë postuar në kreun e Qeverisë, në Kuvend, në administratë, në Prokurori dhe në të gjitha gjykatat, në Policinë e Kosovës dhe në shumë segmente të sigurisë.

Përderisa Kosovën e Qeverisin këta jugo-shqiptarë, doemos se Serbia po hyn dhe do të hyjë thellë e më thellë në Kosovë,  duke krijuar  një shtet në veri të vendit tonë me bekimin e BE-së dhe pranimin e Isa Mustafës e Hashim Thaçit,  duke ndërtuar lagje të tëra për kolonët serbë, lagje që parashihet të ndërkohën edhe në pronat e grabitura të shqiptarëve nga manastiri serb i Deçanit, duke i ngritur përmendore atëvrasësve serbë si puna e Llazar Hebrelanit. Kibuce të tilla kolonësh janë paralajmëruar të ndërtohen edhe në shumë vende të tjera të Kosovës.  Dhe me qëllim që këto probleme të heshtën,  OJQ-të, “jurishnikët” ish bij e bija të kohës së bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me sllavë e serbë, kanë vetëm një shqetësim, shqetësimin pse në ISIS- janë vetëm 70 shqiptarë dhe jo të paktën 7.000, pse ende nuk pati asnjë aksion të IS-it në Kosovë, pse  në Kosovë aq shumë zbrumë bëhet kundër islamit, ndërsa  janë burgosur vetëm 30 apo 40 vetë.  Si mund të ndodh që Kosova ka 70 pjesëtarë në IS, 50 të vrarë, 40 të pandehur nga afër dy milionë shqiptarë, ndërsa 40 për qind prej tyre qenkan shprehur se më shumë e duan fenë se kombin.

Një gënjeshtër e tillë edhe si gënjeshtër groteske duket e pështirë dhe vështirë se e besojnë veta ata që e kanë kurdisur, edhe pse për ta kurdisur janë paguar.

Pavarësisht nga këto fushata të këtyre jugo-kosovarëve, pavarësisht se vendin po e udhëheq një klasë poltrone politike, pavarësisht kërcënimeve që vinë nga Serbia, Greqia e Rusia, shqiptarët në Ballkan, që përbëjnë afër 7 milionë, së shpjet do ta marrin fatin e kombit në duar të veta, sidomos tani kur ka filluar të shpërbëhet BE-ja. Mercenarë, tradhtarë, kolaboracionistë ka pasur e do të ketë. Me të tillët jemi mësuar, sidomos qe  104 vjet.

“Dhe do të shkojë ky mallkim i të parëve,

Brez pas brezi mercenarë horri,

Ju iu vraftë buka shqiptare,

Ju përvëloftë dielli i Kosovës”.

Ja si dhe nga kush financohen disa nga këto OJQ

Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSI) me seli në Budapest, nga viti 2011 ka filluar të ofroj mbështetje institucionale për QKSS-në. OSI mbështetjen e saj e ofron nëpërmjet “Think Tank Fund”, fond ky I cili do të mbështesë financiarisht QKSS-në në tri vitet e ardhshme në ngritjet e kapaciteteve të saj. QKSS do të përdorë një pjesë të këtij fondi që të trajnoj stafin e saj si në fushën e hulumtimeve (që kanë të bëjnë më sundimin e ligjit) po ashtu edhe në çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e brendshëm të saj. Po ashtu fondet do të përdoren edhe për zgjerimin e këmbimit të ndërsjelltë të eksperiencave me institutet tjera rajonale ndërsa një pjesë do të ndahet edhe për mbulimin e shpenzimeve të brendshme administrative. Mbi të gjitha ky grant do t’i shërbejë QKSS-së në ngritjen e kualitetit të vlerësues dhe analitik më qëllim të shëndrërrimit të saj në një organizatë prominente hulumtuese (think tank) në Kosovë e cila është e specializuar dhe e pavarur.

Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë- SDC

Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë- SDC Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë është përfituese e grantit institucional për shoqëri civile. Projekti ” Monitorimi dhe Vlerësimi i Integritetit në Institucionet e Sigurisë në Kosovë” financohet nga projekti për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Misioni i Institutit Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) është promovimi dhe konsolidimi i demokracisë dhe i vlerave demokratike në Kosovë dhe në rajon përmes hulumtimeve të pavarura, zhvillimit të kapaciteteve, dhe ndërtimit të institucioneve.

Puna e KIPRED-it mbështetet në vlera parimore siç janë: sundimi i parimeve demokratike; paanshmëria e plotë; bashkëpunimi me institucionet publike dhe grupet e qytetarëve për promovimin e demokracisë; dhe bashkëpunimi me institucione të natyrës së ngjashme, si vendore, rajonale ashtu edhe ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …