Komuna e Prishtinës ka përmbyllur aktivitetet në shënim të Ditës së Dëshmorëve

Komuna e Prishtinës ka përmbyllur aktivitetet në shënim të Ditës së Dëshmorëve

Duke u kujtuar vepra e dëshmorëve dhe gjakun që i solli liri Kosovës, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se politikanët e vendit duhet të vazhdojnë të punojnë dhe prapë nuk mund të arrijnë 10 përqindëshin e punës që dëshmorët bënë për Kosovën. “Dëshmorët që luftuan e dhanë jetën për këtë flamur, jo për konceptin e një pëlhure, por për konceptin e një kombi. Ne sot përulemi para veprës së këtyre dëshmorëve dhe asnjëherë nuk mund të bëjmë çka kanë bërë ata”, tha Ahmeti. Ndërsa, Ibrahim Mehmeti nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të komunës së Prishtinës tha se vepra e dëshmorëve të vendit i thërret ndërgjegjes së shoqërisë dhe kombit. Ai shtoi se familjet e dëshmorëve janë duke u trajtuar keq nga institucionet shtetërore.”Dëshmorët e kombit janë vlerë e madhe kombëtare, janë krenari e familjes, bashkëluftëtarëve, shoqërisë dhe kombit. Janë dëshmorët ata që bënë historinë dhe ngritën vlerën kombëtare të kombit, që me luftën heroike na sollën lirinë. Veprat e tyre heroike i thërrasin ndërgjegjes së bashkëluftëtarit, shoqërisë dhe kombit. Familjet e dëshmorëve janë në gjendje të rëndë emocionale, të trajtuar keq nga institucionet dhe trajtohemi si raste sociale”,tha Mehmeti. Me aktivitete të shumta në Prishtinë, Marec dhe vende të tjera janë përkujtuar dëshmorët e luftës së UÇK-së, të rënë më 18 prill të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …