Vaxhid Sejdiu

Vexhid Sejdiu: Atë që nuk e bëri klasa politike shqiptare në IRJM, e bëri Marin Mema

Atë që nuk e bëri për gati 26 vjet klasa politike shqiptare në IRJM (deputetë, ministra, zv. ministra, drejtorë, zv. drejtorë, këshilltarë, kryetar komunash, kryetar partish) e bëri gazetari dhe publicisti i shquar shqiptar, Marin Mema

Të gjitha faktet historike flasin se Shkupi dikur ka qenë një nga qendra kryesore ilire dhe më vonë shqiptare duke u bërë edhe kryeqytet i Vilajetit të Kosovës deri në vitin 1912. Jo vetëm faktet historike shqiptare, por edhe faktet historike të kohës në arkivat e Romës, Berlinit, Londrës, Parisit, Stambollit, Beogradit, Sofjes, Athinës  përbëjnë së bashku me arkivat tjera të botës një mal dëshmish dhe dokumentesh të cilat vërtetojnë pronën shqiptare mbi këtë tokë. Por, me pushtimin e trojeve shqiptare nga ana e forcave sllave serbe, malazeze apo bullgare edhe Shkupi si pjesa dërmuese qyteteve të Shqipërisë Verilindore do të vihet përballë një terrori shtetëror të përmasave mesjetare .

Që nga viti 1912 e deri në ditë e sotme nuk kanë pushuar asnjëherë, projektet shtetërore mbi diskriminimin shqiptarëve, asimilimin apo edhe dëbimin e tyre nga vatrat stërgjyshore. Mbi 100 vjet në Shkup dhe në qytetet e Maqedonisë Perëndimore luhet një nga tragjeditë më të rënda të njerëzimit. Fatkeqësisht edhe pas 26 viteve të pluralizmit politik në IRJM shqiptarët asnjëherë nuk arritën që kërkesat e tyre të ligjshme t`i vënë në rend dite, duke kërkuar që edhe ata të jetojnë si të gjithë popujt e botës, të lirë në vendin e tyre. Gjithmonë u trajtuan si qytetarë të dorës ë dytë apo dorës së tretë duke iu nënshtruar rregullave të pushteti diktatorial. D

erisa në kohën e komunizmit jugosllav fajin dhe përgjegjësinë e kishte diktatura e shtetit jugosllav, në kohën e pluralizmit u dëshmua se bashkëfajtore është dhe klasa politike shqiptare, partitë politike shqiptare, të cilat u futën në sistemin politik sllavo-maqedon pa kushte dhe i shërbyen deri në vdekje verbërisht. Ata së bashku me sllavo-maqedonët bashkëvepruan dhe bashkëpunuan në zbatimin projekteve më errëta antishqiptare gjatë këtyre dy dekadave.

Derisa, të gjithë e dimë se cila është historia e vërtetë e Shkupit atëherë janë jo vetëm të qarta por edhe të tejdukshme  përpjekjet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Kishës ortodokse sllave të Shkupit dhe të Beogradit si dhe të klasës politike të Shkupit.

Dhe gjithë histori në variantin më të shkurtër të mundshëm na e solli para syve gazetari i shquar shqiptar Marin Mema , në emisionin në “Top Channel” me titull “Gjurmë  shqiptare”. Brenda 30 min. dhe 48 sek. Marin Mema do ta dëshmojë përballë historiografisë sllavo-maqedone hajninë  e shekullit. Vjedhjen e figurave ilire të të gjitha periudhave, vjedhjen, dëmtimin dhe shlyerjen e një mori faktesh shkencore që dëshmojnë të kundërtën nga ajo që pretendon politika dhe Shkupi 2014. Nëpërmjet dëshmive të autorëve antikë ua përkujton sllavo-maqedonasve se asgjë nuk kanë të përbashkët me të kaluarën historike të këtij vendi. Po ashtu prek një nga temat më të nxehta në IRJM- asimilimin e shqiptarëve ortodoksë dhe katolikë, si dhe zhbërjen e pronës së familjes së  Gonxhe Bojaxhiut në Shkup.

Ai, vë në spikamë edhe luftën që është vënë dhe vihet edhe sot e kësaj dite mbi shqiptarët myslimanë të këtyre trevave. Të gjitha këto fakte të sintetizuara mjaft bukur nga mjeshtrit e medies shqiptare “Top Channel” japin një përgjigje të qartë për Shkupin dhe fatin  popullit shqiptar në IRJM.

Për fat të keq, vota shqiptare e përfaqësuar nga një elitë rrugaçësh ndër vite nuk arriti asnjëherë të thotë të vërtetën për shqiptare sepse për interesa personale gjithmonë mbeti patericë e pushtetit aktual.

Prandaj, me plot gojën e them: Atë që nuk e bëri për gati 26 vjet klasa politike shqiptare në IRJM (deputetë, ministra, zv. ministra, drejtorë, zv. drejtorë, këshilltarë, kryetar komunash, kryetar partish) e bëri gazetari dhe publicisti i shquar shqiptar Marin Mema. Të lumtë Marin!.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …