Komuna e Rahovecit e ka shënuar me aktivitete të ndryshme, 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e shënimit të 13 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit ka realizuar një sërë aktivitetesh. Fillimisht dita ka nisur me pritjen e mysafireve në zyrën e Kryetarit Latifi, duke vazhduar pastaj me homazhe dhe nderime nëpër të gjitha vendrëniet dhe pllakat përkujtimore të dëshmorëve të Komunës së Rahovecit. Ceremonia qendrore për shënimin e kësaj dite është mbajtur pasdite, me ç’rast Kuvendi Komunal ka organizuar seancë solemne. Një fjalën e tij të mbajtur më këtë rast, Kryetari i Komunës Smajl Latifi ka rikujtuar sakrificën edhe kontributin që populli ynë e ka dhënë ndër vite. Po ashtu, me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në ambientet e hotelit ‘’Park Plaza’’ u mbajt ekspozita personale e artit pamor e piktorit Fehmi Hoxha nga Rahoveci, si dhe programi festiv i cili u mbajt në Shkollën e Muzikës ’’Faik Sylka’’në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …