Komuna e Vitisë anuloj të gjitha aktivitetet e ,,Flakadanit të Karadaku” si masë mbrojtëse kundër përhapjes së Koronavirusit

Për shkak të Koronavirusit Komuna e Vitisë si masë mbrojtëse anuloj të gjitha aktivitetet të parapara për shënimin e Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportiv „Flakadani i Karadaku“ i cili zakonisht zhvillohet me aktivitete të shumta nga 21 deri 26 mars. Kjo u bë e ditur nga zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu gjatë takimit me Komisionin Komunal për organizmin e Manifestimit „Flakadani i Karadakut“. Ndërkaq për masat mbrojtëse që po ndërmerr komuna e Vitisë, në veçanti sektori i shëndetësisë gjatë këtij takimi ka folur Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti. Ajo tha se me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga ky virus duhet të anulohen patjetër të gjitha aktivitet. Ndërkaq Qemajl Rexhepi, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve potencoi se duhet të shikohen mundësitë që së paku me 26 mars të mbahen homazhet në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të përkujtuar dëshmorin e kombit „Nijazi Azemi“-Komandat Mjekra në ditën e rënies së tij. Për këtë u pajtuan edhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni. Përndryshe në këtë takim kam marrë pjesë Drejtori i DKRS-së, Milot Lala dhe përfaqësues të tjetër në mesin e tyre edhe babai i dëshmorit të komandant Mjekrës, Ramush Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së atdhetarit të madh të çështjes kombëtare, Mic Sokol Muçaj

Në Deçan në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të palodhur, patriotit të devotshëm …