Komuna e Vitisë shënon javën e kancerit të qafës së mitrës

Në koordinim me Qendrën e Shëndetit Publik në Gjilan, Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti, përmes ligjëratave ka shënuar Javën e Kancerit të qafës së mitrës, në bashkëpunim edhe me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

Nëpër shkollat fillore arsimtaret kanë mbajtur ligjëratë me nxënësit e shkollave fillore të Gushicës, Kabashit, Stubllës së Epërme, “Bafti Haxhiu” në Viti, Radivojcit dhe Zhitisë.

Kurse, përmes bashkëpunimit me drejtorinë e Institucionit të Aftësimit të Arsimit Profesional (IAAP) “Jonuz Zejnullahu”- Viti, me nxënësit e klasëve të X dhe XI dr.Lumnije Byqmeti -Berisha nga QKMF ka mbajtur ligjëratën me titull “Kanceri i qafës së mitrës” si dhe rëndësi të veçantë i dha vaksinimit me vaksinën e re që ka filluar të administrohet në Kosovë HPV.

Dr.Artë Gashaj- kordinatore për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP) në QKMF-Viti tha se përmes këtyre aktiviteteve po mundohemi të rrisim ndërgjegjësimin e qytetarëve për rrezikun nga kanceri i qafës së mitrës dhe masave që duhet të ndërmirren për parandalim.

Komuna e Vitisë, përmes bashkëpunimit në mes të DKA dhe QKMF-së në vazhdimësi po mban aktivitete vetëdijësuese me nxënësit për sëmundje të ndryshme, që të ndikojnë në parandalim dhe vetëdijësim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri gjimnazet kryesore të qytetit, te mërkurën organizojnë marshin protestues “TRAUMË, JO LOJË”

Komuna e Prishtinës ka filluar vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Pas vërshimeve të fundit, Komuna e Prishtinës ka filluar vlerësimin e dëmeve. Komisioni është në …