Komunikatë e Komisioni Parlamentar për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

Komunikatë e Komisioni Parlamentar për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

Komisioni Parlamentar për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar lidhur me rastet e fundit të dhunimit të të miturës nga Drenasi, dhe efektet negative të shfaqura në disa nga  institucionet e vendit. Lidhur me këtë, indinjatën e tij, Komisioni e  shpreh nëpërmjet kësaj  komunikate, në të cilën, ndër të tjera thuhet: “Shfaqja e këtyre ngjarjeve në shoqërinë kosovare, flet për të meta të vazhdueshme dhe të papranueshme, në shumë hallka të organizimit institucional, të cilat nuk guxojnë të tolerohen dhe të nënvlerësohen, kjo në radhë të parë nga organet e hetuesisë, prokurorisë dhe të gjyqësisë. Kërkojmë që sa më parë të veprojë drejtësia dhe kryerësit e këtyre veprimeve monstruoze të marrin dënimin e merituar”, thuhet në komunikatën e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, nënshkruar nga kryetarja e Komisionit, Duda Balje.

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dëmtuan edhe kompanitë evropiane

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se masat ndëshkuese të Bashkimit …