leoni

KOMUNIKATË PËR MEDIE: INDEP - "Propozojmë strukturë tarifore me 3 blloqe dhe çmime më të zbutura të energjisë

KOMUNIKATË PËR MEDIE: INDEP – “Propozojmë strukturë tarifore me 3 blloqe dhe çmime më të zbutura të energjisë

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur sot, 27 Janar 2022, me fillim nga ora 14:00h konferencë për medië me qëllim prezantimin e komenteve që INDEP ka dërguar në raportin konsultativ të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Ekipi Hulumtues i INDEP, z. Dardan Abazi, Udhëheqës i Hulumtimit dhe Menaxher i Programit, si dhe z. Liron Gjocaj, Asistent Hulumtues në INDEP prezantuan analizën e propozimit të ZRRE-së, rekomandimin e INDEP me komentet për strukturën e re tarifore të energjisë elektrike dhe çmimet e reja që INDEP propozon për energji dërguar ZRRE-së.

Analiza e INDEP do të dërgohet si pjesë e komenteve në diskutimin publik të organizuar nga ana e Zyrës së Rregullatorit për Energji. Ajo është e ndarë në tre pjesë kryesore. Në pjesën e parë ne kemi trajtuar strukturën tarifore me blloqe ku kemi shpjeguar pozicionin konsistent të INDEP-it mbi nevojën për vendosjen e bllok tarifave. Në pjesën e dytë kemi trajtuar propozimin e ZRRE-së ndërsa në pjesën e fundit kemi paraqitur modelin e propozuar nga INDEP. Në fund kemi paraqitur rekomandimet kryesore për ZRRE-në bashkë me të dyja modelet të paraqitura në formë tabelare për të theksuar dallimet mes tyre.

Modeli i propozuar nga INDEP

INDEP duke pasur në rend të parë barazinë e secilit shfrytëzues të energjisë elektrike në Kosovë, duke ditur gjendjen e jashtëzakonshme me furnizim të energjisë dhe vështirësitë e shkaktuara nga pandemia COVID-19, propozon që çmimi i energjisë elektrike të rritet me një përqindje më të ulët se sa që ka propozuar ZRRE. Gjithashtu, INDEP përkrahë strukturën tarifore me blloqe, por propozon që kategorizimi të jetë në tre blloqe. Duke shtyrë përpara uljen e konsumit dhe rritjen e masave efiçiente, INDEP propozon masat si në vijim:

  • Tarifat e shërbimit të energjisë elektrike të rriten për 5.5% për të gjithë konsumatorët, përfshirë konsumatorët komercial.
  • Të rikthehet struktura tarifore me blloqe për konsumatorët e amvisërisë, ku ndarja do të bëhet në tre nivele të konsumit të energjisë elektrike, deri në 600 kWh në muaj, nga 600 deri në 1,200 kWh në muaj dhe mbi 1,200 kWh në muaj.
  • Për nivelin e konsumit deri në 600 kWh në muaj energji elektrike, të aplikohen tarifat prej 0.0712 €/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.0304 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët, apo 5.5% më të larta se tarifat aktuale.
  • Për konsumatorët që tejkalojnë nivelin e konsumit prej 600 kWh në muaj, të aplikohen tarifat prej 0.121 €/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.051 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët, apo 70% më të larta se tarifat e bllokut të parë.
  • Për konsumatorët që tejkalojnë nivelin e konsumit prej 1,200 kWh në muaj, të aplikohen tarifat prej 0.217 €/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.091 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët, apo 80% më të larta se tarifat e bllokut të dytë.

Kontrolloni gjithashtu

IKSHPK-ja ka rekomanduar që uji i Badovcit të mos pihet, për shkak të rritjes së vlerave të manganit

Pas rritjes së nivelit të manganit në ujin e Liqenit të Badocit, KRU “Prishtina” ofron ujë të pijshëm për disa zona të Prishtinës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se niveli i manganit në ujin …