leoni

Komunistët shqiptaro-jugosllavë bij besnikë të Titos edhe pas Titos II

Tri pengesat e rrezikshme që po e dëmtojnë Republikën e Kosovës dhe ardhmërinë e saj


 


Pengesa e parë dhe ajo kryesorja është politika antishqiptare e një segmenti të fuqishëm politikisht  të Bashkimit Evropian, dhe përpjekja gjithnjë në rritje  për ta shfajësuar Serbinë dhe kombin serb nga të gjitha masakrat, mizoritë, shkatërrimet e rrënimet,  që u kanë shkaktuar kroatëve, boshnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve, sidomos gjatë viteve 90 të shekullit të XX.


 


Pengesa e dytë është Beogradi zyrtar, i cili i ka konfirmuar sa e sa herë faktorit vendimmarrës ndërkombëtare se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, me asnjë çmim, në asnjë rrethanë dhe me asnjë kushtëzim. Deri tani Serbia ka dhënë të kuptohet se jo vetëm që nuk do ta njohë pavarësinë, për të cilën nuk e detyron BE-ja, por do të bëjë çmos që ta dëmtojë kushtetutën e Kosovës, Shtetin, sigurinë, rendin, ekonominë dhe të gjitha segmentet e jetës shoqërore, ekonomike e zhvillimore  në Kosovë.


 


Pengesa e tretë, që lidhet ngushtë me pengesën e dytë është klasa politike që aktualisht udhëheq shtetin e Kosovës, klasë e cila, në shumicë  ka origjinë, gjak dhe ADN politike e ideologjike  nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë, që ka qenë pjesë e saj qysh prej vitit 1945. Ajo ka mbijetuar, duke qenë e lidhur besnikërisht me jugosllavizmin dhe me moton “Shoku Tito ne të betohemi se nga rruga jote nuk do të largohemi” ( Druze Tito mi ti se kunemo, da sa tvoga puna ne skrenemo).


Duket paksa cinike kur nxjerrim në sipërfaqe parulla të tilla të kohës së bashkim vëllazërimit dhe përbashkësisë së shqiptarëve me serbë e sllavë të tjerë, por këtu qëndron esenca e pamundësisë së shkëputjes nga Serbia, sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me një  nostalgji të jugo-komunistëve shqiptarë, por me një tendencë e rrezikshme e kthimit të Serbisë në Kosovë, me qëllim të “pajtimit” të gjithmonshëm të shqiptarëve me serbë.


 


1. Si mund të shkëputemi njëherë e mirë nga Serbia, nëse mbetjet e regjimeve serbe, jo vetëm që nuk janë zhdukur, por janë ringjallur, janë forcuar dhe kanë marrë timonin e drejtimit të shtetit të ri e të brishtë të Kosovës?.


 


2. Si mund të lirohemi përfundimisht nga Serbia kur, e them me përgjegjësi, një pjesë shumë e madhe e negociatorëtve, intelektualëve, politikanëve, diplomatëve, tregtarëve, gazetarëve, biznesmenëve, profesorëve, gjyqtarëve, prokurorëve, milicëve e policëve, disa klerikëve myslimanë e të krishterë, pse jo edhe një pjesë e  FSK-së, ka qenë dhe po mbetet jo vetëm me mentalitetin dhe inercionin e së kaluarës, por me përpjekje hipokrite e tinëzare për restaurimin e ish politikave të bashkim vëllazërimit, në të cilat aq shumë insiston sidomos BE-ja, Kremlini dhe shumë nga shtetet, të cilat edhe e kanë njohur pavarësinë e Kosovës?.


 


3. Si mund të shkëputemi nga Serbia, kur Komandanti i UÇK-së,  dhe shumë komandantë të zonave me ligjet e Kosovës, ( substrate të ligjeve penale të Serbisë) janë  dënuar për krime lufte, ndërsa në krye të Qeverisë së Kosovës është postuar  ish-zyrtari i lartë  i kohës së regjimit të Milosheviqit?


 


4. Si mund të shkëputemi nga Serbia kur komandantët dhe luftëtarët  që çliruan Kosovën nga robëria serbe ndodhen në burg dhe në krye të Policisë së Kosovës është biri i inspektorit të devotshëm të UDB-së, serbe e jugosllave?


 


5. Si mund të shkëputemi nga Serbia kur 70 për qind e tërë aparaturës së dikurshme politike  jugosllave është në krye të të gjitha institucioneve të vendit, në Presidencë, Qeveri, Kuvend, në parti politike, në agjencione shtetërore, në tërë administratën, në Polici, prokurori, Gjykata, komuna, biznese, arsim, kulturë, në Akademinë e Shkencave, në tri TV-të që i financon shteti, në mediumet e shtetit dhe në tërë vijën horizontale e vertikale të pushtetit?.


 


6. Si mund të shkëputemi nga Serbia, kur me qëllim për ta ruajtur pushtetin, dhe favoret që i sjell veshja me atë petk, i kanë bërë lëshime të pafalshme Beogradit, në dëm të Kosovës  edhe disa nga ata që kanë marrë pjesë në luftën tonë çlirimtare dhe fitimtarë, madje edhe disa nga krerët e saj, që veten e tyre e prezantojnë si “baballarë”, si krenë të pakontestueshëm të vendit?.


 


7. Si mund të shkëputemi nga Serbia, kur qindra mijëra shqiptarë, nuk marrin rrugë tjetër për të ardhur në Kosovë, pos rrugëve nëpër Serbi, edhe pse torturohen, rrihen, plaçkiten, fyhen, përbuzen, bllokohen në kufi deri në 12 orë dhe prapë se prapë, në vajtje ardhje,  po atë rrugë marrin?.


 


8. Si mund të shkëputemi nga Serbia kur qindra e mijëra qytetarë të Kosovës shërbehen me pasaporta të Serbisë dhe me një fakt të tillë pranojnë edhe zyrtarisht se janë qytetarë lojalë të atij Shteti?


 


9. Si mund të shkëputen nga Serbia disa nga jugo-intelektualët, regjisorët aktorët e aktoret sikur puna e atij Enver Petroviqit, i cili një muaj më parë në një intervistë për mediet e Beogradit tha se për Serbinë, për një rol të një personazhi të një filmi të shkrimtarit shovinist serb, Bora Stankoviq do ta jepte, familjen, prapanicën, kokën dhe krejt çka ka?.


 


10. Si mund të shkëputemi nga Serbia kur të gjithë artikujt ushqimorë dhe jo vetëm ata,  i blejmë atje dhe jo në Shqipëri apo në vendet e tjera të rajonit?


 


11. Si mund të shkëputemi nga Serbia e serbizmi kur qoftë me kushtetutë, qoftë me veprime konkrete politike, serbët e Kosovës janë shumë më të privilegjuar në Kosovë sesa në Serbi, ndërsa shqiptarët etnikë të Kosovës Lindore, nën pushtimin serb,  nuk i gëzojnë as të drejtat minimale kombëtare?.


 


Janë edhe shumë pyetje të tjera të cilat e bëjnë të gjatë anomalinë shqiptare të Kosovës dhe pamundësinë për ta bindur veten njëherë e përgjithmonë se Serbia ka qenë është dhe do të jetë një shtet armik i shqiptarëve, i të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm i shqiptarëve të Kosovës.


 


Është e njohur besnikëria e shumë shqiptarëve ndaj të huajve si dikur ndaj Baba-Dovletit e më vonë ndaj Kralit, Titos e të tjerëve, që ka qenë dhe mbetet besnikëri e skllavit ndaj padronit.


 


Përderisa në Shqipëri luftën kundër enverizmit e drejtojnë pikërisht ish-komunistët e përbetuar apo bijtë dhe bijat e tyre, në Kosovë, në luftë qoftë edhe verbale kundër Titizmit, nuk e ka ngritur zërin as edhe një komunist, apo ish-komunist  i vetëm shqiptar. Njoh shumë shqiptarë të cilët, në kohën e  të ashtuquajturit, “revolucioni i dorëzimit të triskave” të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë kanë shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e tyre, për shërbimet 40-vjeçare, që i kanë bërë politikës titiste,  por nuk njoh asnjë prej tyre, që ka ketë kritikuar LKJ-në, Josip Broz Titon apo  krerët e tjerë jugosllavë, për dhunën sistematike që kanë ushtruar  kundër atdhetarëve shqiptarë.


 


Titizmi në Kosovë është shumë më i përhapur se sa në Kroaci, të mos flasim për Serbi e vende të tjera sllave.


A keni lexuar ndokund në ndonjë gazetë, ndonjë prononcim apo intervistë në ndonjë medium elektronik, që kundër Titos dhe regjimit të tij të kenë shkruar, apo të kenë ngritur zërin ndonjëherë: Veton Surroi, Flaka Surroi, Enver Robelli, Vehbi Kajtazi, Halil Matoshi, Nexhemdin Spahiu, Azem Vllasi, Shpend Maxhuni, Skënder Hyseni, Isa Mustafa, Jeta Xharri, Shkëlzen Maliqi-Cikuli, Bato Haxhiu, Muhamet Mustafa, Besa Gaxherri, Gazmend Muhaxhiri, Nexhat Daci, Melihate Termokolli, Behxhet Pacolli,  Petrit Selimi,  Bekim Çollaku, Edita Tahiri, e shumë të tjerë?.


Nuk kërkon as kush që këta të lehin padronët e pobratimët  e tyre të djeshëm, por të paktën të tregojnë një respekt për dhjetëra mijëra shqiptarë që janë vrarë persekutuar, zhdukur e masakruar nga regjimi titist rankoviçist prej vitit 1945 e deri në vitin 1999, regjim të cilit i kanë shërbyer me besnikëri uloke.


Kundër regjimit të Titos, nuk janë prononcuar asnjëherë edhe disa nga krerët e luftës, mbase për hir të poltron-politikës makiaveliste, apo “vetëpërmbajtjes” diplomatike, por nuk kanë munguar zëra që kanë thënë  se shqiptarët kanë qenë më  të lirë për të lëvizur, në kohën e Titos, sesa sot në kohën e BE-së.


 


Titua, titizmi, jugosllavizmi, bashkim vëllazërimi, përbashkësia e dikurshme serbe-shqiptare, kumbaria e pobratimia me serbë, lidhjet e fuqishme legale dhe ilegale të njerëzve tanë me ish-pushtët e pushtetarët pushtues, po mbesin jo vetëm tema tabu, por tema të preferuara për të provuar kthimin “në kohën e tyre  artë”, në kohën e lulëzimit të vetëqeverisjes socialiste jugosllave të përbashkësisë e lirisë…


 

Kontrolloni gjithashtu

Agim Musliu dhe Gurakuç Kuçi: SKENARËT PAS BANJSKËS DHE LUFTA HIBRIDE RUSO-SERBE NË KOSOVË

Në përvjetorin e sulmit në Banjskë, qëllimet e këtij akti të dhunshëm rifreskohen me një …