Zëvendësministri në Ministrinë e Punës në Qeverinë e Kosovës, Qazim Rrahmani ka deklaruar se komuniteti ashkali është integruar mirë në shoqërinë kosovare. Gjendja e komunitetit tonë është relativisht e mirë, sepse edhe kaq vjet pas luftës ashkalinjtë kanë përfaqësuesit e tyre dhe janë të përfshirë në institucionet e Kosovës. Jemi të integruar mirë në shoqërinë e Kosovës. Me kalimin e kohës do të përmirësohet gjendja. Ai ka deklaruar po ashtu se termi RAE që përdoret për tri komunitetet romë, ashkali e egjiptas, nuk duhet të përdoret sepse është ofendues për ashkalitë. “RAE është ofendues, është jokushtetues dhe i jashtëligjshëm. Nuk munden tre popuj të ndryshëm të futen në një term. Komuniteti ashkali është komunitet në veti nuk ka të bëjë asgjë bashkë me komunitetin rom. Kemi kulturë të ndryshme gjithçka ndryshe. Ata që thonë RAE duan të ofendojnë komunitetin tonë. Nuk ka bazë ligjore për të përdorur këtë shkurtesë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022
Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …