leoni

Konfirmohen 66 raste pozitive me virusin korona, shërohen 221 qytetarë dhe dy të sëmurë e humbin jetën

Konfirmohen 66 raste pozitive me virusin korona, shërohen 221 qytetarë dhe dy të sëmurë e humbin jetën

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës. Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 4.363 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893. Në total numri i rasteve aktive është 3.185.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …