Brickos

Sot bëhen 43 vjet nga themelimi i Akademisë Shkencave dhe e Arteve të Kosovës

Konkursi për akademikë, përparësi kanë ish komunistët dhe tani LDK-istët

Ashtu sikur edhe me rastin e veteranëve, kur Qeveria e Kosovës shpalli konkurs me të drejtë pjesëmarrjeje të çdo qytetari të Kosovës, pavarësisht përkatësisë kombëtare,  edhe  Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës kishte shpallur konkurs për anëtarë të rinj me qëllim për t i pranuar në ASHAK. Konkursi ishte hapur  më 17 nëntor, deri më tani kanë kandiduar 58 kandidatë. Një burim i Radios Kosova e Lirë brenda Akademisë të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, bën të ditur se  “përparësi për t’ u pranuar në punë, si akademikë të Kosovës, kanë ata profesorë, doktorë  apo zanatxhi të profesioneve të ndryshme, që kanë stazhin më të gjatë të anëtarësisë në Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë. Preferenca tjetër për pranim është të jenë ish, apo aktualisht, anëtarë të LDK-së dhe të mos kenë qenë as rastësisht pjesëtarë të UÇK-së. Tani Kosova do të forcohet me akademikë të ish LDK-LDK-së për t i mbajtur mbi supe buxheti i Kosovës. Në mesin e këtyre akademikëve ka edhe ish bashkëpunëtorë të ish regjimeve, përdhosës të luftës së UÇK-së, pse jo edhe dëshmitarë të mbrojtur të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …