Korporatës Energjetike të Kosovës i kanë mbetur edhe pak muaj që të nxjerrë thëngjill nga minierat ekzistuese

Korporatës Energjetike të Kosovës i kanë mbetur edhe pak muaj që të nxjerrë thëngjill nga minierat ekzistuese

Korporatës Energjetike të Kosovës i kanë mbetur edhe pak muaj që të nxjerrë thëngjill nga minierat ekzistuese. Nëse nuk ndërmerret ndonjë hap për zgjidhjen e çështjes së largimit të banorëve, duke filluar nga ata të Shipitullës, mund të ndodhë që termocentralet ta ndërpresin prodhimin e rrymës, madje një gjendje e tillë mund të ndodhë jo më larg së në qershor. Në korrik të vitit të kaluar, KEK-u u kishte dërguar të gjithë drejtuesve të përfshirë në proces, duke i alarmuar me problemin e ndërtimeve ilegale që po bëhen në disa fshatra dhe që, sipas saj, inspektorati i Komunës së Obiliqit nuk po ndërmerr asnjë veprim. Drejtori aktual i inspeksionit nuk ka pranuar të flasë për të dhënë detaje për numrin e ndërtimeve pa leje edhe masat e ndërmarra. As zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik nuk kanë folur rreth këtij problemi. Ndërkaq, ministri i Mjedisit fajin ua ka hedhur institucioneve tjera që, sipas tij, duhet të kryejnë punën që u takon.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …