Ambasadori amerikan, Philipp Kosnett thotë se SHBA përkrahë njerëzit në mbarë botën të cilët kërkojnë liritë e njëjta

Kosnett: E mbështesim përpjekjen e Britanisë për punësime meritore – kjo çështje është qenësore për Kosovën

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë gjatë ditës së sotme tha të jetë e zhgënjyer me vendimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të datës 28 shkurt, për mosvotimin e asnjërit prej kandidatëve të rekomanduar nga partneri zbatues i Projektit të rekrutimit në pozitën e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. Dështimi i deputetëve të votojnë njërin nga kandidatët e rekomanduar, sipas Ambasadës Britanike, ka rezultuar me rishpalljen e konkursit për këtë pozitë. “Andaj, ne publikisht njoftojmë se projekti ynë nuk do të mbështesë ripërsëritjen e procesit rekrutues për pozitën e njëjtë të kryesuesit të Bordit të ZRRE-së”, thuhej në njoftimin e kësaj ambasade. Ndërkaq, mbështetje këtij vendimi i ka dhënë edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë. “Mbështes plotësisht përpjekjen e Britanisë së Madhe për punësime meritore – kjo çështje është qenësore për të garantuar prosperitet për Kosovën”, ka shkruar Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Zgjidhja është fare e thjeshtë, fillimisht duhet dorëheqja e kryeministrit dhe pastaj, shpërbërja e Kuvendit

Në një  komunikatë  të LDK-së, lidhur me zgjedhjet e parakohshme thuhet se: pas tre vjet …