Kosnett

Kosnett: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë nuk ka qenë politikë e z. Trump dhe nuk do të jetë as e z. Biden

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Filip Kosnett,  është cituar të ketë deklaruar se ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk ka qenë politikë e administratës së kryetarit amerikan,  Donald Trump dhe nuk do të jetë politikë as e administratës së kryetarit, Joe Biden. Ai u shpreh i bindur  se zotimet e bëra në Washington nga Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq në muajin shtator të viti të kaluar  janë ende në fuqi dhe pas marrëveshjes në Washington do  të ketë bisedime të reja midis dy delegacioneve. Jo të gjithë janë të kënaqur me procesin që çoi në ato angazhime në shtator, dhe kërkesa ime është që njerëzit të përqendrohen më pak në procesin dhe politikën dhe të shikojnë se për çfarë janë angazhuar të dy qeveritë. Unë mendoj se këto janë gjëra që krijojnë një mundësi ekonomike për njerëzit në rajon dhe përmirësojnë lidhjet e transportit”. Ambasadori amerikan, në Kosovë, Filip Kosnett  tha se administrata e Joe Biden do të mbetet thellësisht e përkushtuar për përparim në Ballkanin Perëndimor, duke kujtuar fjalët e Sekretarit të ri të Shtetit, Antony Blinken, i cili tha se duartroket punën e bërë nga administrata e mëparshme e SHBA-së dhe emisari Richard Grenell në përpjekjen për të përmirësuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …