Kosnett shprehet i nderuar që do ta takojë të Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimorë, Matthew Palmer

Kosnett shprehet i nderuar që do ta takojë të Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosoë, Philip Kosnett, është shprehur i nderuar që do ta takojë të Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Kosnett përmes një shkrimi të publikuar në Twitter, ka thënë se me të do të diskutojnë se si të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën. “I nderuar ta kemi në qytet Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, për të diskutuar për të punuar për ndërtimin e Kosovës, në mënyrë që të krijojmë një të ardhme më të mirë e më të suksesshme”, ka shkruar ambasadori amerikan. Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëherësh Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka ardhur sot në Kosovë. Ai deri më tani është takuar me kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, si dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …