28 prilli është Dita botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë e cila promovuan krijimin e një sigurie globale

Kosova do të ringritet ekonomikisht kah fundi i vitit 2022

Njohësit e ekonomisë kanë thënë se vendi ynë do të ringritet ekonomikisht kah fundi i vitit 2022 pasi pasojat e pandemisë së shkaktuar nga virusi korona janë të mëdha dhe të shumanshme. Duke folur për hapat që duhet t’i ndërmarr Qeveria për të ndihmuar bizneset e dëmtuasra nga pandemia, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se institucioni ekonomik që ia drejton i ka propozuar Qeverisë që të bëjë një klasifikim të bizneseve varësisht nga bizneset që janë ndikuar në masë 20%, 40%, 60% dhe 80% dhe pastaj edhe pakot që do të dizajnohen nga Qeveria për këtë qëllim do të adresonin në mënyrë adekuate ndikim që ka pasur pandemia në to. Masat duhet të jenë përkrahëse financiare sidomos në ndërmarrjet më të goditura siç është sektori i Horekas, ndërtimtarisë, transportit. Pakoja e rimëkëmbjes duhet të jetë më proporcionale në kuptimin që duhet të ketë një analizë të sektorëve varësisht nga shpallja e ndikimit që pandemia Covid-19 ka pasur te secili sektor”, ka porositur kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …