Kurti: Për neve marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndanë njohjen nga Serbia prej ulëses në OKB

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e 44 ma radhë gjatë si cilës fjalën kryesore e mbajti lideri i kësaj partie, Albin Kurti. Ai paraqiti katër qëndrime që sipas tij janë udhërrëfyes të drejtë për të ecur përpara. “Të gjithë e dimë kërkesën për marrëveshjen përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme. Për neve marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndanë njohjen nga Serbia prej ulëses në OKB. Marrëveshja është ligjërisht e obligueshme nga pikëpamja jonë atëherë kur ajo ka formën dhe përmbajtjen e një marrëveshje ndërkombëtare sipas kërkesave dhe qëllimeve të Konventës së Vjenës për ligjin mbi Traktatin” theksoi lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai theksoi më tutje se po bëhen 23 vjet bisedime në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, por këto nuk mund të vazhdojnë pafundësisht. dialogu dhe bisedimet nuk janë për statusin e Kosovës por për statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e që duhet të bazohen në barazi dhe reciprocitet e tillë çfarë është edhe njohja e ndërsjellët. Qëndrimi katërt është se Pavarësia që e kemi është kompromis, nuk e kemi shpallur vitin e kaluar por para 13 vjetëve. Në katër vitet e para pavarësia e kishte Peter Faith sipër si autoritet sovran, e tash e 13 vjet e ka Ahtisaarin brenda si kompromis që është dashur ta sjellë një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por që nuk ndodhu asnjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …