Ministrat Gashi e Xhafaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministrat Gashi e Xhafaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Gjatë vizitës disa ditore në Shqipëri, ministri ynë i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi është pritur në takim edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj me të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për sezonin turistik. Marrëveshja ka për qëllim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, zbatimin e legjislacionit në fushën e kontrollit kufitar dhe për të forcuar bashkëpunimin midis policive të të dyja shteteve nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta. “E falënderova Ministrin Xhafaj për mikpritjen dhe diskutuam për tema të interesit të përbashkët. Gjithashtu në interes të diskutimit ishte sfida me të cilin lidhen të dy shtetet për parandalimin e rreziqeve dhe fenomenit me theks të veçantë të terrorizmit dhe krimit të organizuar” deklaroi, ministri, Bejtush Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …