Hashim Thaci

Kosova është e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga BE-ja për shkak të mos liberalizmit të vizave, tha kryetari, Hashim Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi,  pas takimit me të dërguarin e posaçëm, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova është e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga Bashkimi Evropian për shkak të mos liberalizmit të vizave nga BE-ja, sepse ajo i  ka kryer të gjitha obligimet e saj dhe liberalizimi i vizave nuk është bërë. Ndërsa Bashkimit Evropian është duke i munguar veprimi politik për shkak të mos unitetit të shteteve brenda BE-së.  Kosova beson në rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi. “Kosova beson plotësisht në rolin udhëheqës në rolin e SHBA’së dhe presidentit Trump, Pompeos dhe rolin determinues të ambasadorit Grenell në dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi. “Kosova do të merr veprimet e veta të përgjithshme në ditët në vazhdim. Veprimet që do ta formojnë Kosovën drejt NATO’s dhe BE’së”.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …