Adem Demaçi

Kosova në Forumin Ndërkombëtar të Kajros për “Rinovimin e diskursit kulturor”

(Adem Demaçi, pionier i rinovimit dhe reformimit në Kosovë)

Me pjesëmarrjen e 140 studiuesve, mendimtarëve dhe politikanëve nga 17 vendeve arabe dhe evropiane, organizuar nga Këshilli i Lartë i Kulturës në Kajro, në mesin e tyre edhe Kosova ishte pjesëmarrëse. Ky organizim ka zgjat tri ditë, ku morën pjesë një numri i madh i ikonave kulturore në arenat arabe dhe ndërkombëtare. Duhet cekur se  Këshilli i Lartë për kulturën është boshti dhe vendtubimi i intelektualëve arabë, ku ata mbledhur nën ombrellën e saj diskutojnë çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet rajoni në veçanti dhe bota në përgjithësi, me një fjalë elaborojnë “rinovimin e diskursit kulturor” .

Ky titull ngre shumë pyetje, andaj edhe me këtë rast Ministri i Kulturës së Egjiptit tha: “Ne kemi menduar mirë se në këtë Forum nuk mund të mohohet një krizë të vërtetë, dhe shtoi se kjo ishte koha kur një brez ishte rritur në këtë krizë, bie fjala siç është çështja palestineze e cila duhet të zgjidhet, por mjerisht ajo ditë e më shumë është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë, duke mos lënë anash këtu edhe praninë e krizave të tjera si ato në: Irak, Siri, Libi dhe kriza kudo nëpër të gjithë botën arabe, prandaj është detyrë e Ministrisë së Kulturës dhe intelektualëve që duhet të punojnë për të dalë nga kjo krizë që ka kapluar në përgjithësi!”

Ministri i Kulturës së Algjerisë, gjatë fjalimit, angazhimit të tij në pyetjet që ju parashtruan atij konfirmoi se: “Fragmentimi i historisë është fragmentim i identitetit dhe zhvillimit të shumë referencave të paguara nga ana e vendeve dhe popujve në periudha të gjata dhe pa ndërprerje. Historia është e ardhmja e pashmangshme e ndryshimit të diskursit kulturor me ç’rast ofron mundësinë e prodhimit të horizonteve duke ofruar alternativa, që rezultojnë në mos mjaftimin e shkëmbimit me të holla dhe përfshirjen e koncepteve të konsumit, dhe këtu ne duhet të marrim parasysh nisjen e një themelimi të disa punëtorive interaktive efektive, të fokusuara në prodhimin e vlerave të shtuara të shoqërisë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në çështjet dhe projektet ku përcaktohet drita e së ardhmes.”

Gjithashtu Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit konfirmoi se ky është një forum me të cilin ne përpiqemi të zhvillojmë strategji për ripërtëritjen e diskursit kulturor dhe për të përcaktuar mekanizmat e aktorëve arabë në realitetin e parë nga zemrat e anëtarëve të komuniteteve tona në të gjitha klasat dhe kategoritë. Ardhja e këtij forumi shumë kohë pas themelimit të Pranverës Arabe, ka të bëjë me dëshirën dhe vendosmërinë në promovimin dhe zhvillimin, dhe ambiciet drejt një realiteti më të mirë për industrinë tonë, por dëshira dhe ambicia duhet të jenë një rilindje për një ndryshim për të mirë, ndërsa për të përmirësuar realitetin shoqëror duhet të kemi më shumë pjesëmarrje në realitetin dhe njohurinë e qytetërimit sotshëm. Prandaj, rinovimi i diskursit kulturor është bërë i domosdoshëm. Kjo është ajo që na nxiti për të organizuar këtë ngjarje e cila shpresojmë se do të japë një numër të ideve dhe tezave të formuluara nga pjesëmarrësit në Forumin dhe në sesionin e tij të parë gjatë tre ditëve të fundit.

Në këtë Forum u paraqit edhe Prof. Dr. Beqir Ismaili me kumtesën: “Adem Demaçi, pionier i rinovimit dhe reformimit në Kosovë”, i cili ndër të tjera shprehu kënaqësinë që i jepej rasti të prezantonte jetën dhe veprimtarinë e “një pionieri të mendimit politik dhe letrar, për yllin që shkëlqeu në qiellin e Ballkanit, politikanin dhe letrarin, i cili është një simbol i jetës shpirtërore dhe politike në Kosovë.”

Duke u ndalur posaçërisht në momentet kyçe të jetës së këtij kolosi të popullit shqiptar, duke filluar nga arsimimi, veprimtaria politike, shkrimet letrare, lufta për liri dhe pavarësi, lufta e sakrifica për të siguruar të drejtat e popullit shqiptar, idetë letrare dhe politike, Prof. Dr. Beqir Ismaili  theksoi ndër të tjera se ishin pikërisht këto angazhime dhe veprimtari të tij që “ndihmuan për rinovimin e reformave të ndryshme që po i korrim sot frytet e tyre.”

“Vërtetë ai karrierën e tij,” vijoi ai më tej, “e filloi me reformën dhe rinovimin e jetës letrare dhe politike në Kosovë, për shkak se përmes institucioneve dhe fushat në të cilat ishte prezente puna e ideve të reja të propozuara për avancimin e jetës për të mbajtur me modernitet dhe progres në mënyrë që të mbahet marshimi u reformave dhe rinovimi i cili tani është duke ecur në rrugën e duhur.

Atë e  vlerësuan shumë udhëheqës, shkencëtarë, intelektualë, politikanë dhe sociologë si një luftëtar të madh të lirisë. Adem Demaçi e përshkroi me kuptimet më të larta luftën, si dritare e një kuptimi të prosperitetit dhe të madhështisë, dhe kjo do të thotë se të gjithë e dimë se respektimi i statusit të tij do ta vejë atë në vendin që e meriton.

Kjo nuk ishte e rastësishme dhe nuk ngërthen asnjë kompliment, por e bazuar në atë që ka të bëjë me deklarimin dhe prekjen e akteve të heroizmit dhe të luftës që aludojnë në luftën vazhdimshme për Kosovën dhe popullin e saj dhe duke i dhënë meritat që duhet dhënë, andaj edhe këto virtyte atij i mundësuan të jetë një personalitet i dalluar dhe unik.

Adem Demaçi meriton të jetë një pionier i reformës dhe ripërtëritjes në Kosovë:

 Pasi iu është referuar letërsisë dhe politikës dëshmon edhe enjë herë se ai e meriton të jetë pionier i reformës dhe ripërtëritjes; punën dhe jetën e mbante dhe e mbanë si ide me thirrje të qarta dhe të forta për nevojën e vazhdimit të reformave dhe rinovimin e ripërtëritjes së planeve e veprave me kalim në jetën e inercisë dhe stabilitetit në traditën dhe të vjetër në mënyrë që të mbajë progresin dhe realizimin e parimit të paqes dhe demokracisë, e cila arrin të sigurojë të jetojnë në siguri të gjitha etnitetet në Kosovë. Shpërbërja e Kosovës nga zgjedha e arrogancës së Serbisë, për t’u bërë një shtet sovran me ligji në bazë të standardeve ndërkombëtare është në përputhje me rregullat ligjore dhe një hetim i kërkesave popullore shqiptare.

Edhe një herë duhet të potencojmë se Adem Demaçi ka dalë me mendimi i tij moral dhe politik nga mënyra e zakonshme e shpalljes së frymës së rinovimit dhe të reformës për të fituar besimin dhe afrimin e të tjerëve, në mënyrë që të arrijë zgjidhje radikale për çështjen e Kosovës, duke kujtuar gjithmonë se këtë ai e deshi dhe deklaroi me burgimin e tij të përjetshëm, ose vetë-sakrificën e rrallë të tij. Kjo është meritë e një hapi dhe sakrifice të tij që dëshmon se është arritur çdo gjë që ai kërkonte, prandaj ai lëvizi hap të madh për Kosovën drejt pavarësisë duke e çliruar nga okupimi. Këta luftëtarë bënë një luftë të vështirë duke e risjellë nga frika – sigurinë, nga lufta – paqen, zhvendosjen e shtypjes me liri, stabilitet dhe sovranitetit, prandaj në sajë të këtyre heronjve të cilët luftuan ditë e natë, si luftëtarë të denjë me ideale dhe një parim të përbashkët që për bosht kishin lirinë dhe pavarësinë . Nuk është çudi se atë tani të gjithë e mbajnë në mendjet dhe zemrat e tyre , në këtë rast unë jap vlerësimin tim të sinqertë dhe me respekt duke e porositur popullin dhe rininë që të marrin atë si një shembull dhe një model të luftës, progresit dhe reformave.”

Prof. Dr. Ismaili e përfundoi fjalën e vet, duke theksuar se “jam i këtij mendimi dhe vlerësimi vetëm sepse ai ka bërë aq shumë për këtë popull, e sakrifica dhe vepra e tij tregon lartësinë e prestigjit dhe statusit të Adem Demaçit, duke e bërë atë model në mesin e intelektualëve dhe aktivistëve,e gjithë kjo falë veprës dhe sakrificës së tij e cila është e vlefshme dhe me vlerë të qëndrueshme të cilat do të bëhen pjesë e historisë bashkëkohore kosovare.”

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …