Ragmi Mustafi: Lugina është në agjendën e Uashingtonit

Kosova pa lobistë në Uashington: Dobësi diplomatike apo mundësi për një qasje më strategjike?

Kosova prej më shumë se dy vitesh nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ndryshim i madh krahasuar me periudhat e mëparshme kur angazhimi i firmave lobuese në Uashington ishte pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme të Prishtinës. Sipas të dhënave nga regjistri amerikan për agjentët e huaj, që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk figuron me ndonjë marrëveshje aktive me kompani private lobimi në SHBA. Kjo situatë ka nxitur debate nëse mungesa e lobimit privat e ka dobësuar pozitën e Kosovës në kryeqendrën amerikane, veçanërisht në një periudhë kur marrëdhëniet me Uashingtonin po përballen me sfida të reja politike dhe diplomatike. Por një tjetër qasje vjen nga ish-zyrtarja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Robin Brooks, e cila vlerëson se diplomacia nuk duhet t’u lihet në dorë firmave private. Sipas saj, lobistët mund të sjellin probleme të transparencës dhe konflikte interesi, pasi nuk përfaqësojnë gjithmonë interesat strategjike të një shteti. “Në diplomaci do të preferoja të punoja me një diplomat që përfaqëson drejtpërdrejt qeverinë e vendit të tij”, ka thënë Brooks.

Kontrolloni gjithashtu

Rigjykimi i katërt Ahmeti dhe Vllasaliu dënohen me nga 17 vjet burgim për vrasjen e N.S.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Arlind Ahmetit dhe Agron Vllasaliut në …